Portreti i Skënderbeut në murin e lokalit të një shqiptari që jeton në Zelandë të Re

Portreti i Skënderbeut në murin e lokalit të një shqiptari që jeton në Zelandë të Re

2 muaj më parë

Arbër Kika, tash e pesë vjet jeton dhe punon në Zelandën e Re.

Ai ushtron veprimtarinë e floktarit në New Plymouth.

“Kam qenë shumë i ri kur kam dalë nga Kosova. Isha vetëm 21 vjeç. Fillimisht kam jetuar në Londër ku edhe kam punuar atje” ka thënë Kika për Klan Kosova.

Floktaria në të cilën Kika është pronar quhet “Arbër’s Barbers” dhe ka një të veçantë.

Brenda lokalit ajo se çka bie menjëherë në sy është shqiponja dy krenare dhe portreti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu të vendosur në murin e lokalit.

Reagimet e klientëve rreth simboleve shqiptare janë të ndryshme.

“Të jem i sinqertë ka nga ata të cilët e kanë vizituar edhe Kosovën edhe Shqipërinë dhe i duan këto simbole, por ka edhe nga ata të cilët nuk kanë informacione rreth tyre dhe pastaj u flas për to “.

Arbëri tani ka gjashtë punëtor në lokalin e tij ndërsa situata me pandeminë thotë se e ka detyruar që ta mbaj lokalin mbyllur për rreth gjashtë muaj, derisa Zelanda e Re tash e 100 ditë nuk ka asnjë të infektuar me COVID-19, gjë që ia mundëson Arbërit të punoj lirshëm.