Lajmet e fundit

FC Porto ka arritur marrëveshje për transferimin e Chris Smalling.
Mbrojtësi anglez do t’i bashkohet klubit portugez si lojtar i lirë, ndërsa marrëveshja tashmë është arritur.
Sipas Fabrizio Romanos, transferimi është i përfunduar dhe Smalling po kryen aktualisht testet mjekësore në Porto, përpara se të nënshkruajë kontratën me klubin portugez.
36-vjeçari ishte pa klub që prej largimit nga Al-Fayha dhe tani rikthehet në futbollin europian, pas eksperiencave me Manchester United dhe Romën.
Smalling pritet t’i shtojë përvojë repartit defensiv të skuadrës së Portos./Klankosova.tv
