Porto ia shkakton humbjen e parë Benficas në vitin 2023 - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Porto ia shkakton humbjen e parë Benficas në vitin 2023

NULL NULL
07.04.2023 21:34

Porto ia ka shkaktuar humbjen e parë Benficas, në vitin 2023.

Porto shënoi fitore me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 27-të në kuadër të Superligës së Portugalisë.

Benfica qysh në minutën e 10’ ishte në epërsi, pasi Diogo Costa realizoi autogol. Pak para se të përfundojë pjesa e parë Mateus Uribe barazoi rezultatin për mysafirët.

Në pjesën e dytë, Porto shënoi edhe njëherë me anë të Mehdi Taremit, në minutën e 54’.

Ani se kishte shumë raste nga dy anët deri në fund të takimit, rezultati final u mbyll në favor të Portos.

Benfica ani se humbi, prin në tabelë me 71 pikë, teksa Porto në pozitën e dytë me 64 pikë. /Klankosova.tv.