Portieri i Real Madrid, Thibaut Courtois, në “vend të lumtur” para gjysmëfinales me ish – ekipin e tij NULL NULL 05.05.2021 15:10 05.05.2021 15:10 1172817035 Thibaut Courtois, dikur ishte portier i Chelsea, por tani ai shpreson të sjell vetëm humbje në ish-klubin e tij. Portieri i Real Madrid po përgatitet për të mërkurën, për gjysmëfinalen e rëndësishme të Ligës së Kampionëve, të ekipit të tij të ri kundër Chelsea. Me rezultatin e përgjithshëm 1:1 pas ndeshjes së javës së kaluar në Madrid, në të cilën ai luajti një rol të rëndësishëm. Pas mbërritjes së tij në klub, 28-vjeçari pranon se ai ishte duke luajtur në “vendin e tij të lumtur”. Një pjesë e madhe e kthimit të tij dominues është kthimi i tij në Madrid, “Që nga viti im i parë në Madrid, unë gjithmonë ndihesha sikur ishte një shtëpi e dytë. Unë gjithashtu këtu takova nënën e fëmijëve të mi ,” tha fituesi i dy herë Premier Liges dhe dy herë La Liges, për CNN. “Kështu që padyshim kur pata mundësinë të luaja për Madridin dhe të kthehesha në Madrid për të qenë më pranë fëmijëve të mi, ishte e mahnitshme për mua … Më pëlqen të luaj për të, ekipin më të madh në botë. Kjo gjithmonë ka qenë një ëndërr”. Përveç pretendimeve për Ligën e Kampionëve, Real Madrid është ende në kërkim të titullit të kampionatit spanjoll, shkruan CNN përcjell Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.