Porti i Durrësit, gjenden 11 kilogramë heroinë në gomën rezervë NULL NULL 17.09.2019 10:05 17.09.2019 10:05 11 kilogramë lëndë narkotike janë sekuestruar në portin e Durrësit, brenda një automjeti, ku një 50-vjeçar, drejtues i vetë mjetit është vënë nën pranga. Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në pikën e kontrollit të mjeteve, në mjetin tip Opel me drejtues shtetasin A. S., banues në Zvicër, shërbimet e Policisë Kufitare duke përdorur edhe qenin antidrogë kanë konstatuar se në brendësi të automjetit kishte lëndë narkotike. Gjatë kontrollit të imtësishëm të automjetit në gomën rezervë dhe në brendësi të vendit ku ajo vendoset, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 25 pako me lëndë narkotike, me peshë 11 kg, e dyshuar Heroinë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, transmeton Top Channel. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova AAK i jep rëndësi mënyrës se si të shkohet në zgjedhje, ende nuk ka kandidat për kryeministër 18 minuta më parë