Dërgon snajper me postë NULL NULL 21.05.2015 11:57 21.05.2015 11:57 Një qytetar nga Gjermania ka tentuar që të fus në Kosovë një armë përmes dërgesës me postë. “Zyra doganore ka raportuar se gjatë kontrollit të pakove që dërgohen përmes postës ka hasur në një pako të dërguar nga Gjermania në të cilën kishte një armë me gaz snajper-r 5 GGBGGM, tre boca gazi prej 520ml, dy patrona plastike prej 2400 copa, shirit mbajtës dhe dy palë syze”, bën të ditur policia. Sipas policisë, malli ka pasur destinacionin në adresën e një mashkulli serb, ndërsa në një pako tjetër e ardhur nga Holanda është gjetur një substancë e dyshuar narkotike. bëhet e ditur se të gjitha gjësendet janë konfiskuar. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sonte në Kiks Kosova - Të bijat fajësojnë mjekët në Gjakovë dhe Rahovec për vdekjen e babait (VIDEO) 24 orë më parë