Porosia në nisje të Ramazanit, Tërnava lutet për paqe në krejt botë (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Sinani 22.03.2023 20:30 nga Qendresa Sinani 22.03.2023 20:30 Që nga agimi i ditës e deri në perëndim të diellit, as një pikë ujë e asnjë kafshatë bukë nuk duhet të kalojë në barkun e myslimanëve. Ky rregull vlen nga e enjta, kur zyrtarisht fillon muaji i shenjtë i Ramazanit. Një ditë para kësaj date fort të rëndësishme islame që këtë vit rastisi të jetë në pranverë, dha mesazhin e tij tashmë tradicional, myftiu Naim Twrnava, njofton Klan Kosova. Ai tha se agjërimi, si asnjë ibadet tjetër, shpërfaqë bindjen, dashurinë dhe sinqeritetin ndaj krijuesit tonë, Zotit. Meqë në këto 29 ditë shtëpitë e rrugët gjallërohen teksa mbushen gëzim e begati, u lutë që edhe në pjesë tjera të botës të rikthehet paqja. Në orët e para të ditës së enjte me ngrënien e syfyrit besimtarët myslimanë nisin muajin e agjërimit, derisa e përfundojnë më datë 20 prill. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024