Pompeo s’e përjashton mundësinë e ndërhyrjes ushtarake në Iran NULL NULL 16.06.2019 23:39 16.06.2019 23:39 Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha të dielën se Shtetet e Bashkuara po “konsiderojnë një gamë të plotë opsionesh” lidhur me rritjen e tensioneve me Iranin, duke përfshirë edhe mundësitë ushtarake, por theksoi se presidenti Donald Trump ka thënë se ai nuk dëshiron të shkojë në luftë, njofton Klan Kosova. “Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë një gamë të plotë opsionesh: Ne e kemi informuar presidentin disa herë, ne do të vazhdojmë ta mbajmë atë informuar dhe jemi të sigurt se mund të ndërmarrim një sërë veprimesh që mund të rivendosin parandalimin, që është misioni ynë vendosur, “tha Pompeo në një intervistë për CBS” Face the Nation”. Kur ai u pyet nëse në opsione mund të jetë edhe një përgjigje ushtarake, Pompeo u përgjigj: “Natyrisht”, shkruan CNN. “Presidenti do të marrë në konsideratë gjithçka që duhet të bëjmë për t’u siguruar, apo jo? Por çfarë tha Presidenti? Ne nuk duam që Irani të merr një armë bërthamor. Presidenti Trump ka thënë shumë qartë, ai nuk dëshiron të shkojë në luftë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj kujton betejën e Pozharit dhe masakrën e Izbicës: Dëshmi të dhembjes e vuajtjes, krenarisë e heroizmit 6 minuta më parë