18:44, 22 Shtator 2019

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo, ka thënë se rivali i Donald Trump për zgjedhjet presidenciale, Joe Biden duhet të hetohet.

Ai ka thënë se ish zëvendëspresidenti amerikan duhet të hetohet nëse të dhënat tregojnë se ai ka ndërhyrë në mënyrë të papërshtatshme për ta mbrojtur të birin e tij nga një hetim në Ukrainë, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

“Mendoj se nëse zëvendëspresidenti Biden është sjellë në mënyrë të papërshtatshme, nëse ka mbrojtur të birin dhe ka bërë ndërhyrje me lidershipin në Ukrainë, në një mënyrë është korrupsion”, ka thënë Pompeo.

“Mendoj se kësaj pune duhet t’i shkohet deri në fund”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë