Polonia shënon shifrën më të lartë ditore të koronavirusit, paralajmëron masa të reja NULL NULL 04.08.2020 16:57 04.08.2020 16:57 Polonia ka regjistruar 680 raste te reja me COVID-19 në 24 orët e fundit duke shënuar edhe shifrën më të madhe të të infektuarve që nga fillimi i pandemisë. Qeveria polake po e shqyrton rikthimin e masave të karantinës për personat që vijnë nga vendet e tjera, njofton Klan Kosova. Zyrtari për Informim në Ministrinë e Shëndetësisë ka thënë për BBC se shumica e këtyre rasteve të reja vijnë nga tri rajone të vendit. Ai tha se ende nuk ka ndonjë vendim zyrtar rreth kësaj çështje, por se qeveria po e analizon situatën epidemiologjike në vend dhe se varësisht nga gjendja do të shqyrtohet edhe masa e karantinës për personat që vijnë nga jashtë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.