Polonia reagon ashpër për dokumentarin e Netflix për kampet naziste të vdekjes NULL NULL 12.11.2019 23:43 12.11.2019 23:43 Kryeministri i Polonisë ka reaguar ashpër pas publikimit të dokumentarit “The Devil Next Door” nga Netflix – dokumentar për kampet naziste të vdekjes. Mateusz Morawiecki tha se një hartë e treguar në dokumentar tregon kampet e vdekjeve brenda kufijve të Polonisë së ditëve të sotme. “Kjo paraqet Poloninë si përgjegjëse për kampet e vdekjeve, kur në të vërtetë ishte e pushtuar nga Gjermania në Luftën e Dytë Botërore”, tha Morawiecki. Netflix i tha Reuters se ishte në dijeni të shqetësimeve në lidhje me dokumentarin. Gjermania naziste pushtoi Poloninë në 1939, e cila shënoi fillimin e luftës. Gjermanët ndërtuan kampe përqendrimi përfshirë në Auschwitz, duke vrarë miliona njerëz, shumica prej tyre hebrenj. Morawiecki tha në letrën e tij drejtuar Reed Hastings, Drejtor Ekzekutiv i Netflix, se ishte e rëndësishme të “nderoni kujtesën dhe të ruani të vërtetën në lidhje me Luftën e Dytë Botërore dhe Holokaustin”. Ai akuzoi se paraqitje të caktuara në Netflix se ishin “jashtëzakonisht të pasakta” dhe “rishkrim i historisë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër Cillian Murphy rezervon rolin e ri në një film që bazohet në histori të vërtetë 2 days