Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Polonia përshëndetet nga Euro 2024 pas humbjes nga Austria

NULL NULL
21.06.2024 20:02

Austria e ka mposhtur me rezultat 1-3 Poloninë në xhiron e dytë të grupit D.

Serinë e golave për austriakët e hapi Trauner në minutën e 9-të të takimit, ndërsa rezultati u barazua në pjesën e parë nga polakët.

Realizatori i vetëm për Poloninë në këtë ndeshje ishte Piatek, i cili shënoi në minutën e 30-të e që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

Ndërsa në pjesën e dytë, përkatësisht në minutën e 66-të, Austria e ktheu epërsinë me anë të Baumgartner.

Kurse për rezultatin përfundimtar u përkujdes Arnautoviq, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Me këtë humbje, Polonia pothuajse është përshëndetur nga Euro 2024, pasi gjendet e fundit në tabelë me zero pikë, kurse Franca, Holanda e Austria i kanë nga tri.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.