Polonia në bisedime për blerjen e avionëve ushtarakë suedezë NULL NULL 22.05.2023 18:42 22.05.2023 18:42 Polonia është në bisedime të avancuara për të blerë aeroplanë suedezë të paralajmërimit të hershëm dhe shpreson se negociatat do të finalizohen së shpejti, tha ministri polak i Mbrojtjes Mariusz Blaszczak. Polonia ka rritur shpenzimet ushtarake që nga pushtimi i Rusisë në Ukrainën fqinje, me qeverinë që u zotua të dyfishojë madhësinë e ushtrisë dhe të shpenzojë 4 për qind të PBB-së për mbrojtjen në vitin 2023. “Ne jemi duke zhvilluar negociata të detajuara. Shpresoj se do të kenë sukses në një kohë të shkurtër. Në këtë mënyrë ne forcojmë qëndrueshmërinë e Polonisë, por edhe të krahut lindor të NATO-s”, shkroi Blaszczak në Twitter pas një takimi të ministrave të mbrojtjes nga Evropa. Ai nuk dha detaje të mëtejshme për numrin apo llojin e avionëve të diskutuar. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Është befasi": Çka po planifikon Arianit Koci me protestën e tij te Kuvendi? (VIDEO) 01/07/2025
Kosova Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti (VIDEO) 01/07/2025
Lajme Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare në Patos, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër 01/07/2025