Polonia i kërkon Kinës që të bëjë presion ndaj Rusisë për t'i dhënë fund luftës - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Polonia i kërkon Kinës që të bëjë presion ndaj Rusisë për t’i dhënë fund luftës

NULL NULL
20.05.2023 00:47

Polonia i ka bërë thirrje Kinës që të ushtrojë presion ndaj Rusisë për t’i dhënë fund luftës së saj në Ukrainë gjatë një takimi midis dy zyrtarëve të lartë në Varshavë, tha ministria e jashtme polake.

I dërguari i posaçëm i Kinës për çështjet euroaziatike Li Hui është në një turne në kryeqytetet evropiane dhe ishte në Kiev të martën dhe të mërkurën, ku diskutoi mënyrat për t’i dhënë fund konfliktit Ukrainë-Rusi përmes një zgjidhjeje politike.

Në një deklaratë të lëshuar pas bisedimeve midis të dërguarit kinez dhe ministrit të jashtëm polak Wojciech Gerwel, ministria e jashtme polake tha se Gerwel i kishte bërë thirrje Pekinit të përdorte ndikimin e tij në Rusi.

Polonia ishte e shqetësuar nga deklaratat kineze se dëshiron të forcojë lidhjet me Rusinë, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Javë përpara se Rusia të pushtonte Ukrainën, Vladimir Putin nënshkroi një marrëveshje partneriteti “pa kufij” me Kinën.

Pekini ka refuzuar të fajësojë Moskën për luftën dhe ka dënuar sanksionet perëndimore ndaj Rusisë.