Poloni – Shqipëri transmetohet në Artmotion - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Poloni – Shqipëri transmetohet në Artmotion

NULL NULL
nga Emanuell Syla 27.03.2023 14:56

Ndeshja e parë e Kombëtares së Shqipërisë në kualifikimet e Evropianit do të transmetohet direkt në platformën Artmotion, kanalin Sport 2 nga ora 20:45 në stadiumin PGE Narodowy në Varshavë.

Ndeshjen e parë Polonia e ka humbur 3 me 1 nga Republika Çeke, kurse për Shqipërinë është e para.

Në këtë grup, veç Polonisë e Republikës Çeke janë edhe Moldavia dhe Ishujt Faro.

Sa i përket transmetimit të ndeshjeve për kualifikimet e Evropianit, këtë të hënë jepen edhe dy ndeshje tjera nga ora 20:45 në Artmotion.

Irlandë – Francë dhe Suedi Azerbajxhan.