Politikani serb bën homazhe te varri i Vokrrit me fanellën e Partizanit NULL NULL 19.01.2025 18:09 19.01.2025 18:09 Ish-zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ish-ministri i arsimit, Branko Ruzhiq, dje ka bërë homazhe te varri i legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri. Ruzhiq, i cili është edhe tifoz i Partizanit të Beogradit, ku ka lënë gjurmë legjenda shqiptare, ia ka lënë te varri Vokrrit një fanellë të klubit të madh serb, me numrin 9 dhe mbishkrimin Vokrri, të cilën edhe e barte i ndjeri te Partizani, transmeton Klankosova.tv Lajmi u bë i ditur nga Gramoz Vokrri, djali i legjendës së futbollit Fadil Vokrri./ Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.