17:42, 20 Maj 2019

Politikani britanik, Nigel Farage, është goditur sot me qumësht nga një protestues, derisa po ecte rrugëve të qytetit të Newcastle.

Ai po bënte fushatë në këtë qytet, kur befasisht u godit me qumësht nga një person.

Në video shihet që burri i cili po arretohej pas këtij veprimi duke bërtitur “fashist”, transmeton Klan Kosova.

Farage nuk ishte i kënaqur me reagimin e pjesëtarëve të sigurimit, pasi është dëgjuar duke u thënë se “si nuk arritët ta ndalnit”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë