Politikanë, yje e myftiu Tërnava urojnë Distria Krasniqin (VIDEO)

Politikanë, yje e myftiu Tërnava urojnë Distria Krasniqin (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Sinani 2 months më parë

Medalja e parë në lojërat olimpike “Tokyo 2020” për Kosovën është e artë.

Atë e siguroi xhudistja Distria Krasniqi e cila në finale e mposhti në vendlindje japonezen Funa Tonaki.

Përballjes së Krasniqit në kategorinë e femrave nën 48 kilogramë, që të shtunën u kurorëzua me fitore, iu gëzuan fort sportistë, yje botërore të muzikës, politikanë e udhëheqës shtetëror që i dhanë epitetin “vajza e artë”.

Kjo është medalja e dytë olimpike për Kosovën, pas asaj të Majlinda Kelmendit të fituar në Rio 2016, derisa mund të mos jetë e fundit.

Xhudistët kosovarë do të garojnë ditëve në vijim duke krijuar kështu mundësi që nga Tokio të kthehen me medalje të tjera të fituara.