Politika serbe s’po mund të shkëputet nga e kaluara kriminale NULL NULL 04/10/2015 04/10/2015 Bajram Gecaj: Ivica Daçiq ishte pjesë e regjimit të Serbisë në kohën kur ai regjim në mënyrë të organizuar dogji mbi 200 xhami dhe objekte të tjera të kultit në Kosovë. Zëvendësministri i ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, i ka reaguar, në Facebook, ministrit të Punëve të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, kur serbi krahasoi Kosovën me shtetin islamik – ISIS. “Deklarata e Daçiq-it, edhe një herë dëshmon se as ai dhe as politika serbe ende nuk po mund të shkëputen plotësisht nga e kaluara kriminale e shtetit të Serbisë”. “Daçiq ishte pjesë e regjimit të Serbisë në kohën kur ai regjim në mënyrë të organizuar dogji mbi 200 xhami dhe objekte të tjera të kultit në Kosovë, mbylli shkollat dhe fakultetet në gjuhën shqipe, grabiti pasuritë e trashëgimisë kulturore”, ka shkruar Gecaj. Zëvendësministri shton se me deklarime të tilla, “Serbia fatkeqësisht vërteton edhe një herë se ende kemi para nesh një pune serioze dhe të vështirë, në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin ndërkombëtar, për normalizimin e plotë të marrëdhënieve tona ndërshtetërore”. klankosova.tv
Kosova Spahiu: Lufta në Ukrainë, mundësi që Kosova të njihet nga Serbia me çmim më të ulët (VIDEO) 18/08/2022