Politika po kërkon përballje me artin NULL NULL 03.11.2015 20:41 03.11.2015 20:41 “Kthim në të ardhmen”, me Gentian Shkurtin në një bisedë që merr shkas nga vepra me të cilën prezantohet në “Sallonin e artistëve bashkëkohorë shqiptarë”, për të bërë një rrugëtim në të ardhmen, përmes së shkuarës. “Atë natë Gimin, nxënës i klasë së tetë në shkollën ’60-vjetori i Çlirimit’ nuk po e zinte gjumi … Në mëngjes, kur po shkonte në shkollë, lëvizja e mjeteve iu duk shumë e ngadalshme, kurse fizkultura e mëngjesit në oborrin e shkollës sikur s’do të mbaronte kurrë …” Kjo fjali është shkëputur nga revista “Horizonti”, nëntor 1985, pjesë e tregimit fantastiko-shkencor “Në zemër të tokës”, shkruar nga Maksim Kasimat… Gentian Shkurti, artist bashkëkohor, u rikthehet shpesh revistave të vjetra, ruajtur me kujdes prej 30 vitesh diku në një kënd të bibliotekës, jo vetëm për të takuar të shkuarën. Përmes tregimeve shpesh të shkurtra, dikur ende fëmijë, orvatej në imagjinatë duke krijuar vizionet e së ardhmes. “Ne ecim përmes ëndrrave që kemi krijuar”, shprehej dikur John Armleder, teksa shpjegonte atë çfarë veprat e tij tregojnë. Shkrimin e plotë mund lexoni më poshtë: http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2015/11/03/politika-po-kerkon-perballje-me-artin/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 28/03/2024
Kino dhe Teatër Nga sot në Teatrin Kombëtar fillon shfaqja "Kopshti i Hijeve", tregohet historia e familjes Bogujevci 28/03/2024