Poligloti i cili flet rrjedhshëm 59 gjuhë NULL NULL 01.06.2015 19:01 01.06.2015 19:01 Ziad Fazah është poligloti i vetëshpallur i cili është në gjendje t`i flasë 59 gjuhë rrjedhshëm. I lindur në Liberi nga prindër me origjinë nga Libani ai shfaqi talentin e tij për gjuhë qysh në moshë shumë të re. Në rininë e tij të hershme kur ai ishte vetëm 17 vjeçar, familja e tij u shpërngul për në Brazil duke i dhënë ati mundësinë që t`i perfeksionojë aftësitë e tija në të mësuarit rrjedhshëm të gjuhës braziliane. Studimet për gjuhë gjermane ai i vazhdoi në Instituin Goethe në Gjermani duke studiuar kështu për gjuhë gjermane. Ai ishte përfituesi i një prej bursave më prestigjioze të cilat i shërndan ky institut. Ziad është në gjendje të flasë rrjedhshëm në gjuhën angleze, arabike, portugeze, franceze, italiane, hinduse, greke, kineze, mandarine, japoneze, holandeze, suedeze, ruse e deri persishten e vjetër. Ai është 57 vjeçar, jeton në Brazil me familjen e tij që përbëhet nga e shoqja dhe një djalë. Ndihmë prëj tij kanë kërkuar edhe institucionet e drejtësisë duke iu ndihmuar kështu në intervistime të ndryshme policisë në rastet me turistë të huaj dhe kriminelë të kërkuar ndërkombëtarisht, transmeton Klan Kosova. Mirëpo prestigjin e tij ia zbehën në një intervistë me diplomatë të huaj ndaj të cilëve Zaidi nuk u përgjigj me rrjedhshmëri siç ai pretendon që flet gjuhët. / klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.