Policia vazhdon kontrollet në parandalimin e përhapjes së COVID-19 NULL NULL 08.05.2021 23:43 08.05.2021 23:43 Policia e Kosovës po vazhdon me kontrolle pas orës 22:30 ku edhe nis kufizimi i lëvizjes për qytetarët për të parandaluar kështu përhapjen e COVID-19. Në një kumtesë nga Policia thuhet se vazhdojnë patrullimet për të ofruar siguri dhe respektim të masave antiCOVID, njofton Klan Kosova Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës: Zyrtarët policorë po patrullojnë për të ofruar siguri dhe respektim të masave antiCovid Zyrtarë policorë gjithandej po patrullojnë për të ofruar rend dhe siguri publike, por edhe për të zbatuar vendimet e institucioneve në drejtim të parandalimit të përhapjes së pandemisë. Patrullimet po realizohen pos në hapësira të hapura edhe në kontrollim të bizneseve e automjeteve. Patrullat policore në disa raste e vende po shoqërohen nga inspektorë kompetentë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.