Policia tmerron banorët e Likovës - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia tmerron banorët e Likovës

NULL NULL
08/05/2015

Frikë dhe revoltë tek banorët e komunës së Likovës, të cilët e kaluan natën nën shoqërimin e forcave të shumta policore, patrullimeve të shpeshta me mjete të blinduara dhe ngritjes së pikave të kontrollit të ngritura anembanë rajonit raporton Televizioni Alsat M.

Siç mëson ALSAT M qëllimi i këtij patrullimi kanë qenë dyshimet për grupe të armatosura.

Siç thanë banorët, në orët e para të mëngjesit, pikat policore u dislokuan.

Ndërkohë, kamera e ALSAT M ka vërejtur  edhe vëzhgues të OSBE-së duke inspektuar  rajonin.

Banorët e Gushincës dhe fshatrave të tjerë të Komunës së Likovës shprehen të shqetësuar nga paniku, ndërsa informatat për ekzistencën e grupeve të armatosura, i quajnë thjeshtë dezinformata. Ata dyshojnë se bëhet fjalë për spekulime tendencioze që kanë për qëllim të tensionojnë situatën dhe të inskenojnë incidente pa nevojë.

E vetmja pikë kontrolli që vazhdon të qëndrojë është ajo mbi fshatin Likovë, në hyrje të fshatit Gushincë, ku policia kufitare ndalonte çdo automjet që lëvizte në atë rrugë. Policia nuk lejoi as filmimin e kalimit në këtë pikë.