Policia thotë se situata në veri momentalisht është e qetë NULL NULL 30.05.2023 10:45 30.05.2023 10:45 Policia e Kosovës ka njoftuar se situata në veri të vendit momentalisht është e qetë, edhe pse zhvillimet e djeshme kanë bërë që të ketë brishtësi të saj. “Referuar rrethanave dhe zhvillimeve të ndodhura dje (29.05.2023), ku protestues, individë/grupe kriminale, me dhunën ekstreme të shfaqur, kanë bërë që situata në aspektin e sigurisë në veri të vendit të përshkallëzohet dhe të degradojë deri në rrezikim të jetës së njerëzve, përfshirë jetën e zyrtarëve të institucioneve të sigurisë. Protestat në tri komunat në veri të vendit Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan po vazhdojnë edhe sot pranë objekteve komunale, situata aktualisht vlerësohet të jetë e brishtë, por e qetë”, thuhet në njoftimin e policisë. Sipas policisë, njësitet policore janë duke vazhduar angazhimin në ofrimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e protestave, si dhe po bashkëpunon dhe po i koordinon aktivitetet me KFOR-in dhe institucionet relevante. “Njëkohësisht njësitet policore janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore lidhur me rastet dhe zhvillimet e djeshme”, thuhet tutje në njoftimin e policisë. Policia e Kosovës edhe sot fton qytetarët për qetësi dhe të mos bien pre e thirrjeve për protestë të dhunshme dhe provokime të çfarëdo natyre qofshin ato. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.