Policia: Sulmi ndaj dy shqiptarëve u krye nga një grup kriminelësh të maskuar NULL NULL 01.06.2023 14:59 01.06.2023 14:59 Dy shqiptarë janë sulmuar sot gjatë ditës në Mitrovicën e veriut. Sipas policisë ata janë sulmuar nga një grup kriminelësh të cilët ishin të maskuar. Personat e dyshuar kanë ikur në drejtime të ndryshme. Ata janë dërguar për trajtim mjekësor. “Aktet e tilla kriminale, nuk i shërbejnë sigurisë dhe qetësisë publike, iu shërbejnë vetëm individëve apo grupeve të caktuara kriminale, andaj Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimet e saja policore, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe ofrimit të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve në nivel vendi”, thuhet në njoftimin e policisë përcjell Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Profesori Krasniqi: Provat janë të qarta se Serbia është e involvuar në sulmin e 24 shtatorit (VIDEO) 03/10/2023
Kosova Sulmi ndaj familjes shqiptare në Medvegjë, Beha: Të rinjtë u motivuan nga autoritetet serbe (VIDEO) 03/10/2023