Policia spanjolle: Diogo Jota ishte në timon gjatë aksidentit fatal NULL NULL 08.07.2025 16:57 08.07.2025 16:57 Policia spanjolle ka konfirmuar se Diogo Jota ishte në timon kur Lamborghini i tij doli nga rruga dhe shpërtheu në flakë, duke i marrë jetën atij dhe vëllait të tij, Andre Silvas. Hetuesit thonë se automjeti po lëvizte “tejet mbi kufirin e lejuar të shpejtësisë”, ndërsa shkaku paraprak është shpërthimi i gomës gjatë një tejkalimi. Ekspertë të pavarur kanë vënë gjithashtu në pikëpyetje sigurinë e rrugës ku ndodhi aksidenti, duke e quajtur atë problematike dhe të rrezikshme. Aksidenti ndodhi teksa Jota po udhëtonte drejt Britanisë përmes Santanderit pas një operacioni në mushkëri. Ai kishte vetëm pak ditë që ishte martuar me të dashurën e fëmijërisë, Rute Cardoso. Funerali i tij dhe i vëllait u mbajt këtë fundjavë në Gondomar të Portugalisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.