Policia shton angazhimin për zbatimin e masave kundër pandemisë NULL NULL 4 months më parë 4 months më parë Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shtuar angazhimet për të zbatuar planin operativ, ku parashihen masa konkrete policore për parandalim të përhapjes së pandemisë. Policia thotë se ky plan ka pësuar ndryshime, varësisht prej vendimeve të institucioneve dhe me masat antiCOVID që janë ndërmarrë, njofton Klan Kosova. “Policia edhe tani, me marrjen e masave të reja, do të angazhohet në zbatim të vendimit dhe detyrave që bien në fushëveprimin e policisë. Andaj, kërkojmë nga të gjithë qytetarët që të zbatojnë masat në të mirë të shëndetit publik, në mënyrë që të gjithë së bashku ta kalojmë sa më lehtë edhe këtë valë”. Policia u zotua se do të vazhdojë aktivitetet policore dhe ndërmarrjen e masave ndëshkuese ndaj atyre që nuk zbatojnë masat.
Kosova Vuçiq nga Davosi: Pres që Kurti të thotë si Putini i vogël me urdhër të Putinit të madh do të bëjë luftëra në Ballkan 25.05.2022 9: 42
Duhet t'i shihni Gazetarët meshkuj afganë solidarizohen me gratë, mbulojnë fytyrat gjatë transmetimit 25.05.2022 9: 38
Kosova “Infermierëve të pandemisë” nuk iu dha paga qe 3 muaj, nuk u paguan as kujdestaritë (VIDEO) 25.05.2022 9: 25