Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia shqiptare arreston një person, tentoi të kontrabandojë mallra nga Shqipëria në Kosovë

NULL NULL
11.01.2025 18:00
Foto ilustruese: Policia e Shtetit

Shërbimet e Policisë Kufitare shqiptare të Pikës Kufitare Qafë Prush, gjatë ditës së sotme kanë kryer kontrolle në automjetin kamionçinë me drejtues shtetasin B.Gj.

Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën mallra ushqimore pa dokumentacion, të cilat po tentonte t’i nxirrte nga Shqipëria, nëpërmjet kufirit të gjelbër, raporton Klankosova.tv.

“Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, Seksioni për Hetimin e Krimeve në  DVKM Kukës arrestoi në flagrancë shtetasin B.Gj., 46 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale ‘Kontrabanda me mallra të tjera’”, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.