Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia: Shpërfillni thirrjet për protestë në jug të Mitrovicës

NULL NULL
01.06.2023 09:05
policia

Disa thirrje janë përhapur në rrjetet sociale për organizimin e një proteste masive, sot në ora 12:00 në jug të Mitrovicës.

Thirrjet iu drejtohen qytetarëve shqiptarë për të marrë pjesë kinse për marshim në veri të vendit.

Me këtë rast ka reaguar Policia e Kosovës.

Organet e rendit njoftojnë se pas vlerësimit nga institucionet e sigurisë është vërtetuar se shumë nga këto profile janë të dyshimta dhe se postimet mund të jenë qëllimkëqija, në dëm të vet qytetarëve dhe interesave të Republikës së Kosovës.

Andaj iu bëhet thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos bien pre e asnjë gjoja organizimi nga persona të panjohur, por të lënë institucionet e sigurisë, institucionet e Republikës së Kosovës të trajtojnë situatën me profesionalizëm.

“Garantojmë qytetarët se institucionet e Kosovës në përgjithësi, e në veçanti Policia e Kosovës, janë plotësisht të aftë dhe të përkushtuar për të garantuar siguri, rend dhe qetësi për të gjithë qytetarët pa dallim. Ne e vlerësojmë lartë bashkëpunimin dhe mbështetjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës, në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend”, thuhet në reagimin e Policisë përcjell Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.