Lajmet e fundit

Tre raste të ndara të hetimit mbi vdekjen janë raportuar gjatë dy ditëve të fundit në Gjilan, Shtërpcë dhe Klinë, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës.
Në Gjilan, më 15 shtator rreth orës 21:20, është raportuar se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete një shtetas i Kosovës.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, transmeton Klankosova.tv.
Një rast tjetër është raportuar në Shtërpcë, më 15 shtator rreth orës 13:45. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar se një burrë ishte pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Ndërkohë, në Klinë, më 14 shtator rreth orës 08:00, është raportuar një rast i personit të zhdukur që më pas është gjetur pa shenja jete.
Sipas Policisë, viktima ishte shtetas i huaj. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.