Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia po heton aksidentin ku dy vajza mbetën të lënduara nga goditja me veturë në Prishtinë

NULL NULL
28.06.2022 23:50

Dy vajza kanë mbetur të lënduara, meqë janë goditur nga një veturë, ngasësi i së cilës thuhet të jetë larguar nga vendi i ngjarjes.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në rrugën ‘’Agim Ramadani’’ në Prishtinë, ndërsa për klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, dha më shumë detaje:

”Rreth orës 22:00, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe dy këmbësore, të cilat kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtave u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”.

Për më shumë ndiqni pamjet e publikuara nga sinjali e të cilat mund t’i gjeni duke klikuar këtu.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.