Policia përpiqet ta largojë aligatorin, zbulon se është prej rëre NULL NULL 16.05.2023 17:47 16.05.2023 17:47 Policia në Florida të ShBA-së iu përgjigj një thirrjeje nga plazhi për të larguar atë që dukej të ishte një aligator i madh, por shpejt u zbulua se ishte një skulpturë realiste me rërë. “Shikoni përmasat e atij aligatori që një nga oficerët tanë u përpoq ta hiqte nga plazhi Treasure Island mbrëmë”, shkroi departamenti i policisë atje duke postuar një foto të aligatorit të rremë në Facebook. Videoja e tregon policin që godet bishtin e “zvarranikut” dhe mëson se në fakt ishte një skulpturë rëre e projektuar mirë. “Ne i duam njerëzit e talentuar që krijojnë vepra arti në rërë, por duke qenë se është sezoni i foleve të breshkave, mos harroni të rrafshoni kështjellat/skulpturat para se të largoheni. Breshkat e detit do t’ju falënderojnë”, thuhet në postimin në Facebook. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kuriozitete Si njerëzit, edhe krimbat duan ushqimin e tyre të preferuar pas konsumimit të kanabisit, gjen studimi 2 months
Kuriozitete Më 2013, toka e gëlltiti një burrë që po flinte në dhomën e tij, asnjë shenjë e tij nuk është gjetur më 2 months