Policia nuk jep detaje rreth arratisjes së Sulejman Osmanit NULL NULL 18.05.2015 17:16 18.05.2015 17:16 Policia nuk ka treguar ende për mënyrën se si u arratis një nga të arrestuarit gjatë aksionit në Kumanovë. Mbetemi ende me qëndrimin e shkurtër të disa ditëve më parë nga Ministria e Brendshme, pavarësisht përsëritjes së pyetjeve nga Alsat M, se si personi që ka treguar ku është fshehur armatimi i vjedhur nga Gushincë, arriti të arratisej në mes të malit nga policia. Por, ndërsa nga MPB-ja nuk i shpalosin detajet e arratisjes, tashmë në sy të publikut, ka dilema – nëse i paraburgosuri është arratisur apo është lënë i lirë nga vetë policia. Për këtë çështje, Ministria e Brendshme është e vendosur. “Personi sigurisht që nuk është liruar me urdhër apo “qëllimisht”. Siç informuam tashmë, ngjarja është nën hetim, kështu që në këto momente nuk do të komentonim mbi spekulimet që sillen në publik”, thonë nga Ministria e Brendshme. MPB-ja, nuk e publikon as identitetin e personit që iu është arratisur policisë, pasi e kanë dërguar në afërsi të fshatit Brezë për t’u treguar se ku ishin fshehur armët e vjedhura nga Kulla Kufitare e Gushincës. Por personi në fjalë u shfaq nga Kosova, me identitetin Sulejman Osmani, shtetas i Maqedonisë. Në deklaratën që kishte dhënë fillimisht për Xhezair Shaqirin, i njohur si komandant Hoxha, ai theksonte se ishte arratisur nga frika se mund ta vrisnin. Ai ia mbathi në pranga, pavarësisht paralajmërimeve të policisë që hapi zjarr ndaj tij. Historinë e tij, ai e tregoi më pas edhe për televizionin publik të Kosovës. Identitetin e të arratisurit e konfirmoi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti. Ai thotë se nuk e njeh personalisht, por tha se gjatë konfliktit në vitin 2001, Osmani është arrestuar edhe nga ana e vetë UÇK-së. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Foto nga vija e frontit: Trupat ukrainase përdorin sistem të shumëfishtë raketash për të qëlluar drejt linjave ruse 9 minuta më parë