Policia njofton se ka sekuestruar tri armë zjarri në rajonin e Prishtinës (FOTO) NULL NULL 05.06.2023 16:55 05.06.2023 16:55 policia e kosoves Policia përmes një postimi ka bërë të ditur se janë sekuestruar tri armë zjarri në rajonin e Prishtinës Bëhet e ditur se dy nga këto armë, personat e dyshuar i kanë përdorë në dy raste, në Mramor, për gjuajtje me armë dhe në Podujevë për tentim vrasje. “Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacioneve policore, Veriu dhe Podujeva, dje kanë sekuestruar tri armë zjarri, dy nga të cilat personat e dyshuar i kanë përdorë në dy raste ( Mramor -gjuajtje me armë dhe Podujevë -tentim vrasje)”. “Operacionet policore janë ndërmarrë në koordinim me prokurorin e shtetit ku pas identifikimit të lokacioneve dhe personave të dyshuar, kanë shoqëruar në polici personat e dyshuar dhe kanë sekuestruar tri armë zjarri. Pas përfundimit të të gjitha procedurave të nevojshme policore ndaj personave të dyshuar janë iniciuar raste për posedim dhe përdorim të armës”, thuhet në njoftimin e policisë. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 2 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 3 orë më parë