Policia nis reduktimin e pjesëtarëve të saj nga objektet komunale në veri NULL NULL nga Hekuran Sokoli 12.07.2023 22:18 nga Hekuran Sokoli 12.07.2023 22:18 Policia e Kosovës ka filluar që ta zbatojë vendimin e marrëveshjes së arritur në Bratislavë. Bëhet fjalë për zvogëlimin e menjëhershëm për 25 për qind të prezencës policore në dhe rreth ndërtesave komunale në veri të Kosovës. Lajmin për zbatimin e këtij vendimi nga ana e PK-së e ka konfirmuar për Klankosova.tv, zëvendës-drejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani. “Pas pranimit të vendimit të Qeverisë nga ana e Menaxhmentit të Policisë, i njëjti është dërguar në terren për ekzekutim. Vendimi i Qeverisë së Kosovës ka filluar të zbatohet”, ka thënë Elshani për klankosova.tv. Kujtojmë se kjo marrëveshje është arritur të hënën ndërmjet zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe të Dërguarit të Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.