Policia nis negociatat për dorëzimin e vrasësit të Kavajës NULL NULL 22.05.2023 22:46 22.05.2023 22:46 Zyrtarë të Komisariatit të Kavajës kanë zbarkuar pasditen e sotme, në banesën e Habib Rexhës, autorit të vrasjes së Arjan Gosës në një lokal në qendër të qytetit. Sipas mediave në Shqipëri, thuhet se po negociohet me familjarët e tij me qëllim që ai të vetëdorëzohet, përcjell klankosova.tv. Mësohet se Rexha jetonte prej kohësh në Britaninë e Madhe. Ai ka hyrë në territorin shqiptar në datën 5 maj përmes Aeroportit të Rinasit, nga shteti britanik ku ai jetonte si emigrant i rregullt. Ai kishte udhëtuar në Shqipëri për të marrë hakun e vëllait të tij Altin Rexha, që mbeti viktimë e një përplasjeje me vëllain e Arjan Gosës në 29 mars të këtij viti. Pas një sherri banal rreth dy muaj më parë, Gosa dhe Rexha qëlluan njëri-tjetrin me thikë dhe armë zjarri duke mbetur të dy të vdekur. Habib Rexha u identifikua nga kamerat e sigurisë. Ai qëlloi Gosën kur ishte në kafe me babain e tij dhe u largua me vrap. Më pas kishte marrë një makinë dhe udhëtoi drejt Durrësit ku ka humbur gjurmët. Policia e Shqipërisë, kishte vënë 10 mijë euro shpërblim për atë që jep informacione që çojnë në kapjen e tij. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci për diplomimin e rekrutëve: Shërbeni atdheut dhe qytetarëve të Kosovës 19 minuta më parë