Policia nis hetimet për incidentin në qendrën e lojërave në Podujevë (VIDEO) NULL NULL nga Kiks Kosova 09.05.2023 23:04 nga Kiks Kosova 09.05.2023 23:04 Alba Kika, 9-vjeçarja e cila pësoi një aksident në qendrën tregtare “Plazza Kids” në Podujevë, mbeti me dorë të thyer dhe u përcoll me një intervenim të vështirë. Babai i saj, Shkëlzën Kika gjatë rrëfimit të tij për Kiks Kosova, tregoi se stafi menaxherial dhe pronari i kësaj qendre nuk treguan interesim që të merreshin me rastin. Kiks Kosova përmes telefonit ka kontaktuar menaxherin e kësaj qendre, Uran Ahmetin. Ndonëse në momentin që Kiksi e telefonoi, Ahmeti tha se ishte i zënë, në pyetjen e redaksisë nëse do të na përgjigjej në një kohë më të përshtatshme lidhur me rastin e Alba Kikës, ai tha se nuk do të përgjigjej “kurrë”. Lidhur me ngjarjen e shkaktuar në “Plazza Kids” të Podujevës, Policia e Kosovës ka hapur rast për shkak të mosthirrjes së ambulancës në vendin e ngjarjes. 9-vjeçarja do ta vazhdojë trajtimin mjekësor në Skoci të Britanisë së Madhe, atje ku edhe jeton më familje. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.