Policia nis hetimet për rastin në Gjinekologji ku dyshohet prindërit u keqinformuan për foshnjen e tyre - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia nis hetimet për rastin në Gjinekologji ku dyshohet prindërit u keqinformuan për foshnjen e tyre

NULL NULL
22/09/2022

Në Klinikën e Gjinekologjisë mbrëmë kanë lindur dy foshnje njëra prej të cilave pa shenja jete.

Dyshohet se njëra nga infermieret e cila punon ne sallat operative të Neonatologjisë ka krijuar një keqkuptim mes prindërve të dyja foshnjave.

Ajo prindërve të foshnjës së vdekur u kishte thënë se “fëmija ka lindur shëndosh e mirë”.

Kjo ka nxitur dyshime tek prindi, të cilit i kishte vdekur foshnja dhe ai e ka lajmëruar rastin në polici, nën dyshimin se është ndërruar foshnja.

Lidhur me rastin është deklaruar policia.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, tha për Klankosova.tv.

Ahmeti tha se është hapur hetim në drejtim të vepres penale “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.

“Mbrëmë rreth orës 22:00 me autorizimin e prokurorit të shtetit policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”. Hetimi ka ardhur si rrjedhojë e denoncimit të bërë pranë policisë nga ankuesi i cili ka ngritur dyshimet për trajtim të pandërgjegjshëm, ndaj klinikës ku është realizuar lindja.Dyshimet janë ndërlidhur me informimin e menjëhershëm pas lindjes se foshnja e tij është pa shenja jete, informacion ky i pranuar nga ana e personelit të klinikës përkatëse. Ndërkohë që trupi i pajetë është dërguar për obduksion, policia në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit po heton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim zbardhjen e plotë të tyre” – tha Ahmeti.

U raportua se iu lindi foshnja pa shenja jete dhe u ndërrua, flasin nga Klinika e Gjinekologjisë