Policia në Pejë për dy muaj konfiskon 49 vetura për mospagesë të doganës NULL NULL 12.12.2019 16:11 12.12.2019 16:11 Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë gjatë muajve tetor dhe nëntor kanë konfiskuar 49 vetura, pronarët e të cilëve iu kanë shmangur “Pagesat e detyrueshme doganore ose tarifave të akcizave”. “Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit dhe me Doganën e Kosovës, automjetet e konfiskuara janë dërguar në terminalet doganore të cilat janë detyruar të bëjnë pagesën për zhdoganimin e këtyre automjeteve. Ndaj pronarëve të automjeteve janë iniciuar procedura ligjore dhe të njëjtat janë dërguar në Prokurorinë e Shtetit për procedura të mëtutjeshme ligjore.”- njofton Policia e Kosovës përcjellë Klan Kosova. Policia bën të ditur se nuk do të ketë tolerime ndaj këtyre shkelësve. Ata apelojnë që të mos dalin me mjetet e tyre motorike, pa i kryer obligimet. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 18 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 33 minuta më parë