Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia në Gjilan evidentoi 16 kundërvajtje, gjobat u dërgohen me postë

NULL NULL
16.06.2025 12:00

Njësitë e policisë së trafikut në Gjilan kanë evidentuar 16 kundërvajtje gjatë vikendit të fundit përmes pajisjeve inteligjente, duke shqiptuar gjoba për shkelje si ngasje me regjistrim të skaduar, mosvënien e rripit të sigurisë dhe përdorimin e telefonit gjatë drejtimit.

Gjoba do t’u dërgohen pronarëve të automjeteve përmes Postës së Kosovës, transmeton klankosova.tv.

Policia apelon për respektim të rregullave për të rritur sigurinë në komunikacion.

”Njësitë policore të komunikacionit rrugor të Drejtorisë rajonale të Policisë në Gjilan të angazhuara në kontrollin dhe mbikëqyrjen e trafikut rrugor, gjatë vikendit që lamë pas vetëm përmes përdorim të pajisjeve inteligjente policore për evidentimin e shkeljeve në komunikacion, kanë identifikuar gjashtëmbëdhjetë (16) kundërvajtës, ndaj të cilëve janë shqiptuar gjoba përkatëse si:

Ngasje të automjetit me regjistrim të skaduar;
Mos vendosje të rripit të sigurisë gjatë ngasjes;
Përdorim i telefonit mobil gjatë drejtimit të automjetit;
Parkim i parregullt i automjetit;
Si dhe shkelje të tjera në kundërshtim me Ligjin për Rregullat në Trafikun Rrugor.

Të gjitha gjobat të shqiptuara do t’i dërgohen përmes Postës së Kosovë pronarëve të automjeteve, konform procedurave ligjore në fuqi.

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe ligjet në fuqi, me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion dhe parandalimit të aksidenteve rrugore.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.