Lajmet e fundit

Pas përfundimit të protestës së mbajtur sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, Policia e Kosovës ka qëndruar në gatishmëri për të garantuar rendin dhe sigurinë.
Një numër i pjesëtarëve të Policisë janë parë në hapësirat përreth sheshit, teksa qytetarët kanë nisur të largohen pas përfundimit të protestës.
Kjo ishte nata e pestë e protestës në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë./Klankosova.tv