Policia në Ferizaj nis implementimin e projektit ”Mos parko dhe mos ndalo kudo” NULL NULL 12.11.2019 09:58 12.11.2019 09:58 Pjesëtarët e Policisë së Kosovës të Drejtorisë Rajonale në Ferizaj, do të realizojnë projektin ”Mos parko dhe mos ndalo kudo”, i cili do të implementohet në komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpc dhe Hani i Elezit. Ky projekt do të përmbush detyrat e parapara lidhur me parandalimin e veprave të kundërvajtjeve në komunikacionin rrugor e me theks të veçantë ndaj parkimeve dhe ndaljeve ilegale, njofton Klan Kosova. Siç bënë të ditur Policia e Kosovës projekti do të implementohet në dy faza. Në fazën e parë (12-14 Nëntor 2019 parashihet informimi i qytetarëve lidhur me këtë projekt), kurse prej datës 15.11.2019 do të filloj implementimi i të njëjtit. ”Gjatë kësaj periudhe, do të mbulohet tereni me patrullime me pjesëtarë të policisë në pikat më të frekuentuara në qytete, sidomos në udhëkryqe dhe rreth rrotullime, vende këto ku më së shumti nuk respektohen shenjat dhe rregullat e trafikut dhe do të vazhdohet me parkimet ilegale nëpër rrugë dhe trotuare dhe do të mirën masat e parapara ligjore ndaj shkelësit e rregullave në trafik”. Gjatë këtyre ditëve do të shpërndahen edhe fletushka për ngasësit e automjeteve dhe për qytetarët. Policia e Kosovës, rajoni në Ferizaj apelon tek ngasësit e automjeteve dhe të gjithë qytetarët që të kenë kujdes dhe të jenë partnerë për sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në trafik, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri, ushtria po i ndihmon për kalim më të lehtë 11 orë më parë