Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia: Në barnatoren e lagjes “Ulpiana” u grabitën barna e shiringa në vlerë të 800 eurove

NULL NULL
21.02.2024 18:10
Policia e Kosovës
Foto: Arkiv

Një person dyshohet se nën kërcënimin e armës së ftohtë ka grabitur një barnatore në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës, Qendra në Prishtinë.

Ajo ka thënë se janë grabitur një sasi e barnave dhe shiringave në vlerë rreth 800 euro.

“Policia ka iniciuar një hetim  lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, ka thënë Ahmeti. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.