Policia ndalon politikanin rus opozitar, Alexei Navalny

Policia ndalon politikanin rus opozitar, Alexei Navalny

NULL NULL
1 month më parë

Politikani opozitar rus, Alexei Navalny, është ndaluar nga policia me të zbritur në Aeroportin Sheremetyevo të Moskës.

Ai është kthyer pas disa muajve bashkë me bashkëshorten nga Berlini i Gjermanisë, ku ishte trajtuar pas një helmimi që dyshohet se i është bërë nga agjencia ruse e spiunimit, raporton Guardian, transmeton Klan Kosova.

Ai është ndaluar nga policia vetëm pak kohë pasi arriti në aeroport.

Avokati i tij ka deklaruar se nuk e di ku ndodhet Navalny dhe as arsyen e arrestimit të tij.