Policia ndalon kosovarin që u nis për Zvicër me pasaportë që dyshohet se s’ishte e tij NULL NULL 4 months më parë 4 months më parë Policia ka ndaluar një person i cili ishte nisur për Zvicër me pasaportë që dyshohet se s’ishte e tij. Udhëtimin e kishte nisur me një autobus, përcjell Klankosova.tv. “Njësitë policore gjatë kontrollit të dokumenteve të udhëtimit të pasagjerëve të një autobusi i cili ishte duke udhëtuar nga Kosova në drejtim të Zvicrës, kanë konstatuar se një i dyshuar mashkull kosovar ka prezantuat një pasaportë e cila dyshohet se nuk ishte e tij”, thuhet në raportin e policisë. Bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit pasaporta është konfiskuar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.