Policia mezi shpëton kangurin nga mbytja në Australi (VIDEO) NULL NULL 28.10.2018 22:30 28.10.2018 22:30 Policia australiane mezi ka arritur ta shpëtoj nga mbytja në det kangurin problematik në Melbourne të Australisë. Oficerët kanë treguar që qytetarët kanë telefonuar në stacionin policor për të treguar se një kafshë po mbytej në ujë, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova. Fillimisht kanguri ia kishte dalë që të mbërrinte buzë detit në tokë të thatë dhe ai ishte mbuluar me batanije nga një kalimtar rasti. Mirëpo kur policia është afruar pranë tij për t’i ofruar ndihmë, ai ishte trembur dhe kishte kërcyer përsëri në det. Menjëherë dy oficerët janë hedhur në ujë për ta ndihmuar kangurin dhe kanë arritur që ta nxjerrin atë pa ndjenja nga uji. Fatmirësisht ekipi i shpëtimit e ka sjellë në jetë kangurin duke i ofruar atij ndihmën e parë. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.