11:22, 13 Qershor 2019

Policia e Kosovës në komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit, ka nisur planin operativ për qarkullimin e lirë të automjeteve dhe këmbësorëve.

Bëhet e ditur se ky plan operativ do të përmbush detyrat e parapara lidhur me parandalimin e veprave të kundërvajtjeve në komunikacionin rrugor.“

Plani operativ do të zhvillohet në tri faza, ku në fazën e parë parashihet informimi i qytetarëve lidhur me këtë plan, kurse prej datës 15.06.2019 do të filloj implementimi i të njëjtit. Gjatë kësaj periudhe ,do të mbulohet tereni me patrullime me pjesëtarë të policisë në pikat më të frekuentuara në qytete, sidomos në udhëkryqe dhe rreth rrotullime, vende këto ku më së shumti nuk respektohen shenjat dhe rregullat e trafikut dhe do të vazhdohet me parkimet ilegale nëpër rrugë dhe trotuare dhe do të mirën masat e parapara ligjore ndaj shkelësit e rregullave në trafik”, thuhet në  një njoftim të policisë, transmeton Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë