Rekord gjobash, policia lëshoi dorën të mërkurën -“i fiku” qytetarët me 2486 tiketa NULL NULL 11.07.2024 10:58 11.07.2024 10:58 Gjobat trafik, fotoilustrim E mërkura ka qenë dita kur policia ka bërë “kërdi” me dënime në trafik. Këtë ditë, forcat e rendit nuk falën kundërvajtësit, duke shqiptuar hiq më pak se 2486 tiketa, njofton Klankosova.tv. Kjo shifër është më e larta për pjesën e parë të korrikut, pasi në asnjë ditë tjetër, nga 10, sa i kaluan këtij muaji, nuk pati kaq shumë gjoba. Në fakt, pothuajse kaq dënime pati edhe në ditë ne 4-të të muajit të shtatë, kur uniformat blu e lëshuan dorën, duke shqiptuar, 2460 tiketa. E “rrastë” me gjoba ishte edhe e marta, kur policët nuk ngurruan të shkruajnë 2340 gjoba. Në ditët tjera të muajit, numri i tiketave u soll ndërmjet 1780, më 6 korrik, dhe 2280, në ditën e tretë të muajit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Gruaja e Edi Ramës në Skenderaj: Në këtë ditë të trishtuar, jam këtu me ty nëna Hyrë 6 orë më parë
Kosova Tentim-grabitja në Veternik: Gjendja e të plagosurve e rëndë, po trajtohen në Intensivë 8 orë më parë