Policia: Kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugë me ngrica

Policia: Kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugë me ngrica

NULL NULL
4 ditë më parë

Policia e Kosovës kërkon nga shoferët që të kenë kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugë me ngrica.

“Bazuar në situatën e tanishme ku përveç vërshimeve që janë prezente në disa vendbanime dhe në rrugë, ndryshimet atmosferike, reshjet e vazhdueshme dhe moti i ftohët në vendin tonë, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve, për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike, me gjendjen e rrugëve dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugët me ngrica”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klan Kosova.