Policia kontrollon një shtëpi në Gjilan, gjen këto llojë të armëve NULL NULL 28.02.2024 08:31 28.02.2024 08:31 Policia ka realizuar një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit D.V., (viti i lindjes 1955, mashkull kosovar serb) nga Partesh. Sipas komunikatës për media, kontrollimi është bërë për shkak të një hetimi të rastit “Vjedhje e rëndë” dhe “Armëmbajtje pa leje”, ku dyshohet se ishin vjedhur 37 koshere me bletë. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale për gjykatën: Një (1) pushkë gjysmë automatike me bajonetë, Një (1) pushkë gjysmë automatike pa bajonetë Një (1) pushkë ajrore Një pistoletë-revolver e kalibrit 9mm Dyqind e tridhjetë e gjashtë (236) fishekë të cal 7.62×39 Dyqind e njëzet (220) fishekë të kalibrit 7.09×15 Katër (4) gëzhoja të cal 7.09×15 Gjashtë (6) gëzhoja të cal 7.62×39 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ahmeti: Kushdo që bëhet ministër i Jashtëm, është mirë mos me ra shumë n'sy të ShBA-së (VIDEO) 4 orë më parë